Aneksimi i 4 rajoneve ukrainase nga Rusia/ OKB miraton rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që dënon aneksimin e paligjshëm nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës.

 

 

143 vende votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan, duke përfshirë Kinën dhe Indinë . Vendet që votuan kundër rezolutës janë, përveç Moskës, Bjellorusia , Siria , Nikaragua dhe Koreja e Veriut. Rezoluta ishte e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja.

 

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti rezolutën “historike” në një postim në Twitter dhe falënderoi shtetet që votuan pro.

 

Lexo me shume