Angelina Jolie do të portretizojë Maria Callas

Filmi biografik Maria tregon historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së sopranos më të madhe në botë

Angelina Jolie do të interpretojë sopranon legjendare greko-amerikane, Maria Callas në filmin biografik Maria. Filmi do të drejtohet nga Pablo Larraín dhe skenari nga Steven Knight, i cili së fundmi ka punuar së bashku në filmin Spencer.

Maria tregon historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe ri-imagjinuar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970.

Duke folur për filmin biografik, regjisori i filmit tha se ndërthurja e kinemasë dhe operës ishte një ëndërr. “Ta bësh këtë me Angelina, një artiste jashtëzakonisht e guximshme dhe kurioze, është një mundësi magjepsëse,” tha Larraín.

Angelina Jolie ka deklaruar se është mjaft e emocionuar për këtë rol shumë të veçantëpër të sjellë në ekran trashëgiminë e Maria Callas. Jolie u pa për herë të fundit në Marvel’s Eternals dhe thriller të Taylor Sheridan ” Those Who Wish Me Dead “.

Diva e lindur në Amerikë dhe e rritur në Greqi ishte një soprano me famë botërore. Ajo filloi të performojë në moshën tetë vjeçare. Maria Callas jetoi në Nju Jork për trembëdhjetë vitet e para të jetës së saj, dhe u kthye më pas në Evropë, por shpesh udhëtonte në SHBA për të performuar. Callas vdiq në shtëpinë e saj në Paris më 16 Shtator 1977 në moshën pesëdhjetë e tre vjeç pasi pësoi një atak në zemër.

Klan News

Lexo me shume