Anthony tregon se çfarë mëson nga Ronaldo

Fillestari i Manchester United, Anthony, ka folur për mënyrën sesi Cristiano Ronaldo e ndihmon atë të përmirësohet.

“Kur u transferova te Manchester United, Ronaldo menjëherë filloi të më ndihmonte me përshtatjen. Ai komunikon shumë me mua, përfshirë edhe para ndeshjeve. Ai më thotë gjithmonë të ruaj qetësinë dhe besimin. Është e mrekullueshme të mësosh nga dikush që ka arritur lartësi të tilla në futboll.

Mentaliteti i Cristianos është thjesht i jashtëzakonshëm. Përveç kësaj, ai është shumë i zgjuar. Ai bën gjithçka për hir të së nesërmes dhe kjo është ajo që unë përpiqem ta adoptoj dhe ta mbaj me vete për gjithë jetën”, tha braziliani, i blerë në verë për 95 milionë euro, në faqen zyrtare të klubit. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume