Arbër Hoxha nuk fshihet: I lumtur për golin dhe fitoren, një nga momentet më me peshë të karrierës

Arbër Hoxha ka luajtur deri më tani 14 ndeshje me Dinamon e Zagrebit, teksa së fundmi realizoi gol vendimtar ndaj Rijekës. Sulmuesi shqiptar, u shpreh i lumtur në një intervistë të dhënë për HRT.
“Sigurisht që jam i lumtur për golin dhe fitoren. Pjesa e parë nuk ishte e mirë nga ana jonë, por më pas ndryshuam formacionin dhe gjithçka dukej më mirë.
U tronditëm nga penalltia, por arritëm të tregonim karakter pas kësaj. Ne e kthyem rezultatin. Shpresoj që ky gol i imi të jetë i denjë për titullin kampion. Me siguri ky është momenti më i madh i karrierës sime”, u shpreh Hoxha.

Burimi