“Arbitri më surprizoi”, Mount: Nuk ishte i kuq, më vjen keq për Tomorin

Milani humbi sërish përballë Chelsea (0-2), takim që ka prodhuar polemika të shumta për shkak të episodit të minutës së 18’ në kontaktin Mason Mount-Fikayo Tomori, që solli largimin me të kuq të mbrojtësit të kuqezinjve dhe penalltinë për ekipin londinez.

Vetë Mount, i cili nuk u rrëzua në tokë pas tërheqjes nga mbrojtësi anglez i Milanit, është treguar i sinqertë duke deklaruar se e befasoi vendimi i arbitrit gjerman Daniel Siebert për të ndëshkuar Tomorin me karton të kuq.

Fik është padyshim shoku im, e njoh prej një kohe të gjatë dhe më vjen keq për atë që i ndodhi. Nuk mendoj se duhej larguar me karton të kuq. Ndoshta ishte penallti, por jo karton i kuq. Unë jam lojtar i ndershëm.

 

Ai më tërhoqi pak, e ndjeva, por po tentoja të shënoja pasi kisha mundësi ta bëja. Kështu që nuk u rrëzova në tokë, vazhdova të insistoja për të shënuar, por nuk ia dola. Arbitri vërshëlleu dhe akordoi menjëherë penallti.

U surprizova pak nga vendimi i tij, pasi unë nuk isha rrëzuar dhe gjuajta drejt portës. Ishte e vështirë ta shihja Tomorin të largohej me karton të kuq. Ti dëshiron të luash 11 kundër 11 në një sfidë mes dy ekipeve të mira, kështu që ndoshta arbitri e prishi pak ndeshjen”, deklaroi 23-vjeçari anglez.

Lexo me shume