“Arjan Tase kishte një qetësi të frikshme” “Piranjat” rikthehen në skenën e krimit ku u vra Jonada, dëshmitarët tregojnë tmerrin e përjetuar

Ngjarja e rëndë e Potamit, ku vogëlushja Jonada Avdia u vra nga ish-polici Arjan Tase me skafin e tij, ishte nga më tronditëset për verën e trazuar të Shqipërisë gjatë këtij viti.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga tragjedia, megjihatë duket sikur çdo gjë është harruar dhe të gjithë janë dorëzuar në heshtje përballë një fatkeqësie që mund të ishte parandaluar.

“Piranjat” kanë riktheyr edhe njëherë në vëmendje rastin e rëndë që trazoi gjithë shqiptarët dhe ngriti pikëpyetje të forta mbi institucionine  Policisë së Shtetit, që edhe më parë ishte mes dyshimeve të shumta.

Gazetarja Aida Topalli është rikthyer sërish në vendngjarje në një përpjekje për të rindërtuar si ndodhi tragjedia.

Deputeti Kreshnik Çollaku, deputet i PD dhe dëshmitar ditën fatale, tregoi për “Piranjat” se Arjan Tase parkoi në breg të detit, ngarkoi disa njerëz dhe u largua sërish diku tjetër. Në momentin që u shkëput nga bregu, ish-polici i dha skafit gaz.

E afërmja e vogëlushes, pedagoga Ilirjana Kuçana, ka treguar se i ati e ka pasur vajzën për dore në momentin që po lahej në det.

Çollaku dhe Berti, gjithashtu dëshmitar i ngjarjes, tregojnë se ulërimat tërhoqën vëmendjen e tyre për t’u afruar drejt vendngjarjes.

Artur Meçollari, Kapiten i rangut të Parë, thotë se skafi ka hyrë në një zonë të ndaluar, që është vetëm për notarët, për më tepër me shpëjtësi tejet të lartë.

Çollaku shton se aty ku u parkua mjeti kishte edhe shumë fëmijë të tjerë dhe përmasat e tragjeidsë mund të kishin qenë edhe më ekstreme.

Veç këtyre, Kuçana ka treguar se sjellja e Arjan Tases nuk ka qenë ajo e një polici, detyrë që e mbante atëherë, por siç e theksoi ajo e një “rrugaçi. Familja e tij nuk është sjellë më mirë.

Ndërkohë Berti tregon se Tase kishte një qetësi të frikshme.

Ajo që të gjithë bien dakord në fund, është se ngjarja ishte e paralajmëruar dhe mund të ishte ndaluar nëse do të ishin marrë masa më parë. /abcnews.al

Lexo me shume