Armand Duka zbulon të ardhmen e trajnerit të kombëtares shqiptare

Një debat i ndezur i cili nuk po shuhet është fakti mbi të ardhmen e Edi Rejas, trajnerit aktual të kombëtares së Shqipërisë.

Gjatë një vizite të Armand Dukës në ekipin futboll të femrave të Vllaznisë, presidenti i FSHF-së është pyetur nëse Reja do të largohet apo jo.

“Reja ka një kontratë deri në fund të nëntorit, do të ulemi të bisedojmë me të  dhe do të vendosim nëse do të rinovojmë apo jo. Do të bëjmë bilancet. Edy Reja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe progresin e ekipit kombëtar. Në edicionin e fundit kemi qenë edhe pak të pafat, me shumë mungesa, me gola të pësuar në minutat e fundit.

Padyshim që shumë nga tifozët nuk janë të kënaqur ose nuk kanë pritshëmritë, por duhet ta kemi memorien pak më të gjatë, pasi siguruam vendin e parë në Ligën C të Nations League, ndërsa gjatë elimininatoreve të Botërorit morëm 18 pikë, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.  Gjithashtu, me ardhjen e Rejës kemi 7 lojtarë stabël që 3 vite më parë nuk kishin luajtur asnjë ndeshje me kuqezinjtë”, u shpreh Duka./ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume