Armë, municione dhe drogë! Dy të arrestuar në dy operacione të ndryshme në kryeqytet

Një 31-vjeçar është arrestuar në kryeqytet për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se gjatë kontrollit në vendin e quajtur ish-Parku, Ervis Xheli u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Në tjetër operacion në Tiranë, është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike një i ri.
Denis Aliu, teksa qëndronte në rrugën “Zef Jubani”, mbante me vete një sasi lënde narkotike, e ndarë në doza gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 24-vjeçari shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në këtë rrugë.

Top ChannelLexo me shume