‘Armëpushim’ mes Rusisë dhe Ukrainës, vendet bien dakord për shkëmbimin e 220 të burgosurëve

Rusia dhe Ukraina do të shkëmbejnë 220 të burgosur të hënën, sipas kreut të rajonit të Donetskut të mbështetur nga Moska.

Është një nga katër zonat që Rusia në mënyrë të njëanshme pretendoi si territor të saj muajin e kaluar.

Denis Pushilin tha se 110 ukrainas, kryesisht gra, do të lirohen në këmbim të lirimit të 80 rusë, të cilët ai tha se ishin “detarë civilë” dhe 30 personel ushtarak.

(BalkanWeb)

Lexo me shume