Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane këtë të shtunë në Porto San Giorgio.
Mediet vendase raportojnë se policia italiane gjeti në shtëpinë e dy të arrestuarve nga 40 vjeç secili, dy kilogram hashash dhe 250 gramë kokainë. Ndër të tjera në banesën e shqiptarëve u gjetën qese dhe pako për paketim të lëndëve narkotike.
Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike./abcnews.al/
br> br>Lexo me shume