Policia në Vlorë ka vënë në pranga dy persona për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se në pranga është vënë A. A., 58 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit A. A., në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 90 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 58-vjeçari bashkëpunonte me 27-vjeçarin V. V., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Vlorës. /abcnews.al/
br> br>Lexo me shume