Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, u shiste armë vëllezërve Beqiraj për vrasjet me pagesë

Zenaldo Mamaqi, 32 vjeç është arrestuar nga  policia e Durrësit në kuadër të operacionit ‘Porositësi’.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Me arrestimin e tij, ka shkuar në 15 numri i personave të vënë në pranga pasi vëllezërit Beqiraj zbërthyen disa ngjarje të rënda kriminale.

Mësohet se Mamaqi u shiste armë vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Porositësi”, shkon në 15 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.

Vihet në pranga 1 shtetas, i dyshuar i përshirë në veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit “Porositësi”, mbështetur me inteligjencë operative, bënë të mundur ndalimin e shtetasit:

-Z. M., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezulton se 32-vjeçari është autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni policor “Porositësi” u finalizua nga DVP Durrës, më 4 tetor 2022 dhe rezultoi me zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, vënien në pranga të 14 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. DVP Durrës vijon intensivisht punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

vijon… 

Lexo me shume