ARRSH, 19,5 mln euro tender për monitorimin e trafikut për 200 km rrugë kombëtare

ARRSH ka hapur një tender prej 19,5 milion euro për ngritjen e qendrës së monitorimit të trafikut rrugor, për një gjatësi 200 km. Kjo fazë parashikon monitorimin e trafikut të rrugëve nacionale nga Tirana deri ne Vlorë, si dhe akset Tiranë-Elbasan dhe Tiranë- Rinas.

Firma kontraktuese duhet te ndërtojë një rrjet kamerash në këto rrugë të cilat do të pasqyrojnë ecurinë e trafikut në qendrën e kontrollit. Puna për ngritjen e rrjetit duhet të zgjasë 2 vite dhe paratë do të jepen nga buxheti i shtetit.

Sipas studimit të fizibilitetit rrjeti rrugor shqiptar ku trafiku rrugor do të monitorohet ka një gjatësi prej 784 kilometrash, ndërsa 19,5 milionë euro do të përdoren vetëm për fazën e parë që ka një gjatësi prej 200 km. Kjo do të thotë se për 584 kilometrat e mbetura do të duhet të shpenzohen se paku edhe 58 milionë euro të tjera nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nuk dihet se si ka dalë kosto për ngritjen e rrjetit të kamerave të monitorimt në rrugë, ndërkohë që shpenzimet nuk përfundojnë këtu pasi 1,7 milionë euro shtesë tjera do të shpenzohen po nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për godinën ku do të instalohet qendra e monitorimit të trafikut në Tiranë.

Lexo me shume