Arsenal nuk njeh rivalë, “topçinjtë” shpërthyes edhe në Evropë, Omonia tremb sërish United

Arsenal nuk e ul ritmin as në Evropë, vijon me hap pretendenti, duke siguruar fitoren e tretë në tre ndeshje, këtë herë duke mposhtur Bodo/Glimt me rezultatin minimal 0-1. Saka realizoi për “topçinjtë” që në minutën e 24-ët, një gol që në fund rezultoi trepikësh me ekipin e Artetas që menaxhoi si duhet pjesën e mbetur të sfidës.

Pavarësisht se me një ndeshje më pak në dispozicion, Arsenal kryeson Grupin A në kuotën e 9 pikëve, 2 më shumë se PSV. Holandezët mposhtën Zurich me rezultatin e thellë 5-0.

311736767 10159647360147746 3332023146002547625 N
311736767 10159647360147746 3332023146002547625 N

Një fitore minimale 1-0, por shumë të vuajtur siguroi Man.United në “Old Traford” përballë Omonia. Ten Hag kishte hedhur në fushë thuajse formacionin e tij më të mirë, përfshi këtu C.Ronaldo-n nga minuta e parë, por për të shpëtuar “djajtë e kuq” nga turpërimi mendoi McTominay në minutën e 93-të.

Pas 4 ndeshjeve, Grupi E kryesohet nga Real Sociedad në kuotën e 12 pikëve, me spanjollët që siguruan një biletë për më tej në Europa League, ndërsa në vendin e dytë me 9 pikë renditet United.
(BalkanWeb)

Lexo me shume