Arsyeja e veçantë pse Dukesha Camilla u fotografua me arushat prej pellushi

Gruaja e mbretit Charles, Camilla, u fotografua me dhjetëra arushë pellushi të lezetshëm Paddington. Fotoja u ngarkua në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram dhe Camilla donte të transmetonte mesazhin e saj. Më shumë se një mijë arusha pellushi të tillë u lanë nga britanikët jashtë rezidencave të familjes mbretërore si një nderim për mbretëreshën e ndjerë Elizabeth dhe tani do t’i dorëzohen një shoqate bamirësie për fëmijët në nevojë.

Siç njoftoi Buckingham Palace, arushat prej pellushi janë mbledhur dhe do të jepen për shoqatën e bamirësisë Barnardo’s, nga e cila Mbretëresha Elizabeth ka qenë përfituese për gati tre dekada.

“Ne premtojmë të kujdesemi për këta arusha që do të jenë shumë të dashur dhe do të sjellin gëzim për fëmijët që ne mbështesim”, tha CEO i fondacionit, Lynn Perry.

Me kapelën e tij të kuqe dhe pallton blu, Paddington Bear ka qenë një nga personazhet më të njohur në letërsinë britanike për fëmijë që nga vitet 1950.

Duhet theksuar se në kuadër të festimeve për plotësimin e 70 viteve në fron, Mbretëresha Elizabeth kishte luajtur në një video humoristike me arushin e famshëm prej pellushi./abcnews.al

Lexo me shume