Arsyeja pse disa njerëz krijojnë varësi nga kokaina dhe pse droga është e jashtëligjshme (fotot)

Varësia nga drogat është bërë një problem serioz në të gjithë botën, si në vende të varfra dhe ato më të zhvilluara.

Në Angli dhe Uells mediat raportojnë se në  2021, 4,859 vdekje ishin të lindura me intoksikimin nga drogat, në një rritje të konsiderueshme prej 7% nga viti 2020.
Por cila është saktësisht arsyeja përse njerzit bëhen të varur nga drogat si kokaina?

Sipas një studimi të fundit  të shkollës së mjekësisë ‘Mount Sinai’ arsyeja ka lidhje me trurin e njeriut.
Për këtë studiuesit hodhën dritë mbi rrugët e lidhjeve nervore në pjesën frontale të korteksit të trurit, dhe të habenula-s, që është rajoni cerebral që komandon shpërblimin e kënaqesisë dhe të mësuarit e lidhur me këtë.
Studimi zbuloi se lënda e bardhë në tru që është zbuluar më herët në studimet e kafshëve, është e dëmtuar në trurin e njerëzve të varur nga heroina e kokaina.
Ndërsa në modelet e varësisë së kafshëve, habenula është provuar si një nxitëse kryesore për sjelljet e kërkimit të drogave.
Gjithsesi studimi shtonte se rrugët dhe mënyra e funksionimit të PFC-habenula në trurin e njeriut, nuk janë kuptuar plotësisht deri tani.
“Ne zbuluam se te të gjithë individët me varësi, kishte një gjymtim më të madh të këtij elementi, duke nisur që prej përdorimit të parë të drogës, çka tregon për rolin e saj në faktorët e riskut për zhvillimin dhe sëmundje të tjera”.
Studiuesit thanë se kërkimet në këtë fushë janë relativisht të reja dhe të tjera hulumtime nevojiten.

FOTO GALERI
1/2

Kokaina prodhohet nga kokoa

Top ChannelLexo me shume