Artan Hoxha: Ka ardhur prapë izraeliti i përgjimeve! Vetëm këta izraelitet ua dinë marifetet atyre “qafirave” të Ajatollahut!

Nga Artan Hoxha-

E mbani mend këtë tipin?

Është ai, specialisti izraelit i përgjimeve, Yoram Frig, që para 5 vitesh, me atë valixhen e IMSI-Catcher në dorë u kalli daten gjithë politikanëve të rëndësishem dhe oligarkëve në këtë vend!

Në atëkohë, këta hakerat, që na çudisin çdo ditë të hënë me të rejat e fundit nga serverat e shpartalluar te shtetit digital të Shqipërisë, i kishim parë vetëm nëpër filma.

Specialisti izraelit i përgjimeve u soll rreth e qark Shqipërisë, për 3-4 vite. Një dreq e mori vesh çfarë bëri! Çfarë dëgjoi, çfarë rregjistroi, kujt ja dorezoi?!

E sigurt ësht se mblodhi një dorë të mirë parash nga pushtetarët, politikanët e korruptuar dhe biznesmenët më të rëndësishem në Shqipëri për të përgjuar herë njëren palë dhe herë palen tjetër.

Yorami, thjesht bënte detyren dhe i qendronte strikt kontraktuesit, herë duke vendosur “çimka” dhe paisje moderne përgjimi, here duke i çaktivizuar ato.

Kur i doli tymi kësaj pune dhe emri izraelitit të frikshem nisi të përflitej zyrave apo lokaleve te ish-bllokut, po ata që e kishin kontraktuar vendosen ta dekonspironin duke e ndaluar me gjithë valixhen misterioze në Rinas.

“Të paudhet” thone se e kanë parë të sillet sërish nëpër Tiranë, por këtë radhë pa valixhen çudibërëse!

A thua ta kenë kontraktuar prapë, ATA, të sikletosurit atje lart, sepse i ka zenë serish tartakuti?!

Kur nuk mban në duar atë valixhen e IMSI-Catcher Detector, çfarë dreq paisje ka sjellë këtë radhë ai “shejtan”?!

Se nuk besoj të këtë ardhur për ata dronet Bayraktar që do na jap Erdogani apo për ata dy satelitët që do sillen rrotull globit për llogari të qeverisë shqiptare.

Ore pyeteni se mos na bën derman për këtë punën e hakerave iranianë, se na moren erzin.

Vetëm këta izraelitët ua dinë marifetet atyre “qafirave” te Ajatollahut!

Lexo me shume