Arteta i përgjigjet Aubameyang-ut: Nuk kam pasur kurrë një skuadër kaq të punëtore sa kjo sot

Mikel Arteta i është përgjigjur Pierre-Emerick Aubameyang, i cili e “akuzoi” se trajneri spanjoll nuk ishte në gjendje të përballonte lojtarët e mëdhenj.

Duke folur për mediet pas fitores 0-1 ndaj Bodo/Glimt në Europa League, 40-vjeçari tha se kurrë nuk ka pasur lojtarë kaq punëtorë sa skuadra që disponon tani, duke lënë të kuptohet se sulmuesi i Chelsea-t nuk ishte i devotshëm.

“Njerëzit janë të lirë të thonë çfarë të duan. Unë kurrë nuk kam pasur një grup më të mirë se ky që kam aktualisht, kaq punëtor dhe që kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe me stafin. Është një kënaqësi e vërtetë të jesh pjesë e këtij grupi.”-deklaroi Arteta.

Lexo me shume