Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri i polifonisë (FOTO)_663a74f974ae6.jpeg

Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri i polifonisë (FOTO)

Ndahet nga jeta mjeshtri i këngës labe, Vasil Seraj. Nga raportimet mësohet se Seraj ka pësuar një infarkt në zemër.
Seraj ka qenë një nga zërat më të dashur të polifonisë labe.
Për herë të parë ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983.

Ai ishte nga fshati Brataj dhe kishte rolin kryesor në grup si marrës i këngës. Që nga ajo kohë zëri i Vasil Serës spikati duke u bërë një nga emrat më të dashur që këndonte këngët labe në zonën e lumit të Vlorës.
Seraj, pothuajse 40 vite ia kushtoi këngës.
Vasil Seraj, 65 vjeç, nuk do të jetë më pjesë e festivalit dhe as e tavolinave plotë këngë ku merrte pjesë, por zëri i tij do të mbahet mend gjithmonë.

Burimi