Astrologia e ngacmon, Roza Lati “plas” të vërtetën: Kam të dashur, kemi hyrje-dalje…

Moderatorja Roza Lati, e ftuar këtë të diel në “Trotuar”, u përfshi në një debat me astrologen Meri Shehu dhe shkak ishin disa mendime të ndryshme për shenjën e horoskopit të Rozës.

Teksa astrologia po e përshkruante shenjën e Binjakëve si sipërfaqësore, Roza ndërhyri duke këmbëngulur se Binjakët u shkojnë shumë thellë gjërave dhe i mendojnë shumë mirë.
Meri e ngacmoi duke e pyetur “përse nuk je e martuar, meqë nuk je sipërfaqësore” dhe kjo e nxiti moderatoren të tregonte se është dikush në jetën e saj.

“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.
Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin.

FOTO GALERI
1/5

Top ChannelLexo me shume