Atentat mikut të “Zotit të Drogës”! Bosi shqiptar Elvis Demçe në burg, rivalët i godasin miqtë

Tashmë që Elvis Demçe apo i njohur si “zoti i drogës”, ndodhet në burg në Itali, rivalët duket se po godasin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Mbrëmjen e djeshme, siç raportojnë mediat italiane, ka rënë pre e një atentati në Romë, Giancarlo Tei, miku i Elvis Demcës.
Sipas mediave italine, 27-vjeçari Tei ka qenë i akuzuar për vrasje dhe shumë pranë arrestimit deri mbrëmjen e djeshme kur edhe iu bë atentati. Burimet raportojnë se i riu është jashtë rrezikut për jetën dhe se po i nënshtrohet një operacioni për heqjen e plumbit.

Ai konsiderohet si njeriu kyç në menaxhimin e trafikut të drogës në bashkëpunim me Elvis Demçen por edhe me bandat e fuqishme kalabreze në San Luca. Zoti i drogës, Elvis Demçe u arrestua në janar të vitit 2022, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë në Itali që hetonin për të shkatërruar klanin e tij.

Top Channel

Burimi