“Aty nuk shoh të ardhme”, Xheni nga Vjena: Këtu e ke statusin i huaj, e ndien që je pjesë e montuar

Xheni, një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, prej disa vitesh jeton në Vjenë, Austri. I riu telefonoi në program për të ndarë mendimin e tij mbi temën e ditës, “guri i rëndë në vend të vet”. Gjatë bisedës,  Xheni tregon edhe diçka interesante për presidentin austriak.

Xheni: Një kuriozitet: presidenti që e fitoi tani që ishin zgjedhjet, domethënë del çdo ditë me metro, vetëm dhe duket si njeri krejtësisht normal.

Aldo: Sa ndikon kjo në jetën tënde, doli, s’doli ai?

Xheni: Ndikon sepse ne nuk i shohim si modele “uau, kush është ky”, e shohim si njeri normal, që edhe ato janë si ne, thjesht kanë mësuar, kanë arritur aty ku janë.

Sa i përket temës, Xheni tregon se pasi u diplomua për Punë Sociale në Shqipëri, gjeti mundësinë për të jetuar e punuar në Vjenë. Ai thotë se universitetet në vendin tonë janë të mira, por punësimi është i vështirë ndaj në një shtet tjetër mund të gjesh hapësira që të lejojnë të shohësh një të ardhme.

Aldo: Ti vetë çfarë mendjeje ke, vëlla? Do vish a do rrish?

Xheni: Unë e kam mendjen të rri tani.

Aldo: Ti e di.

Xheni: Mendjen e kam të rri sepse këtu shoh të ardhmen për fëmijët dhe për veten time, kurse aty nuk shoh të ardhme sepse aty mërzitesh. Unë 10 ditë vij, vij me qejf sepse dhe gjërat nuk janë më siç kanë qenë më përpara. Në kujtimet e mia kam nostalgji për vitet më përpara, kur unë rrija me shoqërinë.

Shprehjes popullore Xheni nuk i heq asnjë presje sepse thotë se kudo të shkosh, do ndihesh i huaj dhe një “pjesë e montuar”, ndryshe nga ç’ndodh në atdheun tënd.

Xheni: Guri i rëndë në vend të vet është që ti je këtu i huaj. E ke statusin i huaj.

Aldo: Po, edhe?

Xheni: Çfarë do të thotë kjo? Që ti sado e ndien atë pjesën që nuk je pjesë e këtyre. Ti mund të…si ta thotë Xheni, mund të përshtatesh deri diku, por nuk je pjesë e këtyre, kurse në vendin tënd ti ke gjuhën tënde dhe je pjesë, këtu je e montuar./tvklan.al

Lexo me shume