Autobusi plotë me pasagjerë përplaset me makinën, tetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar_66439042319ca.png

Autobusi plotë me pasagjerë përplaset me makinën, tetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur këtë të martë ne Florida, SHBA.
Një autobus plotë me pasagjerë u përplas me një makinë tip “Ford Range” në një autostradë, e për rrjedhojë tetë persona humbën jetën, ndërsa 37 prej tyre u lënduan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autobusi që u aksidentua ishte duke transportuar 53 punonjës ferme.
Tetë prej të lënduarve janë në gjendje kritike në spital. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv/

Burimi