Autogoli i vitit vjen nga Turqia, e shënon mbrojtësi i Chelsea-t…

Autogoli i vitit vjen nga Turqia dhe është shënuar në Europa League në përballjen mes kampionëve turq të Trabzonsporit dhe francezëve të Monacos.

Mbrojtësi në pronësi të Chelseat, Malang Sarr ka qenë “i pafati” që ka devijuar topin në rrjetë, teksa gafën e rëndë e bëri pikërisht portieri i klubit nga principata francez, gjermani Nubel.
Ky i fundit largoi në mënyrë katastrofike një top që ia kthyen shokët e skuadrës, duke goditur trupin e Sarr dhe më pas sfera përfundoi në rrjetë.

Autogoli u regjistrua në minutën e 44-t dhe i hapi udhë suksesit të Trabzonspor, që në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë të tjera, duke fituar me rezultatin e pastër 4-0.
Një nga autorët e golave, ishte edhe mesfushori shqiptar Enis Bardhi, që shënoi golin e tretë për kampionët e Turqisë.

Top ChannelLexo me shume