Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” dyshohet se është pikasur në jug të vendit, policia “blindon” dy qytete_6643a089b360f.png

Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” dyshohet se është pikasur në jug të vendit, policia “blindon” dy qytete

Policia ende po vijon kërkimet për autorin e vrasjes së një efektivi të policisë ditën e djeshme në qytetin e Fierit. Raportohet se autoritetet kanë nisur kërkimet përtej qytetit të Fierit, pasi dyshohet se autori, Azgan Mërnica, mund të jetë larguar në drejtim të Gjirokastrës ose Tepelenës.
Burime të policisë së Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është parë në Gjirokastër, por informacioni është ende duke u verifikuar.
Po ashtu ka dyshime se si autori ka mundur të kalojë rrethimin e bërë në pikat dalëse të qytetit që nga momenti i krimit. Sakaq, kontrollet ende vijojnë në fshatin Pojan në tunele dhe stane përreth.

Burimi