“Autori kishte vetëm 1 plumb në pistoletë kur…”, gazetarja zbardh detajet e reja nga tragjedia e Klosit

Gazetarja Anila Ahmataj ka zbuluar detaje të reja në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Klos ku mbetën të vrarë 3 persona.

Sipas dëshmisë së të afërmve të familjes së autorit, Fiqiri Mjeshtri thuhet se autori kishte në pistoletën e tij vetëm një plumb, me të cilin në fund vrau veten , duke ngritur dyshimet se vrasja e 17-vjeçarit Kenado Shira dhe babait të tij ishte e planifikuar më herët.

Ajo shtoi se vajza 15-vjeçare ndodhet në banesën e familjes, ndërsa ndodhet ë gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa i plagosuri Renato Hasula ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

(BalkanWeb)

Lexo me shume