Autori që vrau dje policin, ka qenë pjesë e Strukturës së PD për mbrojtjen e Votës_66434cf830ffe.webp

Autori që vrau dje policin, ka qenë pjesë e Strukturës së PD për mbrojtjen e Votës

Azgan Mërnica, autori vrajës së policit në Fier ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për mbrojtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga deputeti demokrat Luan Baçi më 3 prill 2021, pak para zgjedhjeve të atij viti, Mërnica ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për mbrojtjen e votës në 2021.
Ndërkaq, burime nga policia e Shtetit bëjnë me dije se vrasësi i efektivit të policisë ka qenë edhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha protestat e dhunshme të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.
Luan Baçi pohon në postimin e tij se janë gati për të mbrojtur votën, teksa ka ndarë foton me djemtë që ishin pjesë e kësaj strukture.
“Me të tillë djem, ka vetëm fitore! Jemi gati, për mbrojtjen e votës! Azgan Mernica, Shkëlzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi”, shkruante Baçi në 2021.
Skandali i Partisë Demokratike për ngritjen e kësaj strukture të armatosur për mbrojtjen e votës, ku bënte pjesë edhe Mërnica, u zbulua pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

j.l./ dita

Burimi