Autoritet greke arrestojnë dy shqiptare në Kakavijë, të shumëkërkuara për trafik droge në Spanjë e Belgjikë

Policia greke ka arrestuar dy shtetase shqiptare të shumëkërkuara në Europë. Dy gratë janë arrestuar në anën greke të Kakavijës.

Me urdhër arresti nga Spanja është arrestuar Aneta Bramo, e cila kërkohet për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale dhe shkelje e urdhrit të ndalimit.

Ndërkohë është arrestuar edhe një shqiptare e kërkuar nga Belgjika, emri i së cilës ende nuk është bere i ditur, e cila akuzohet për pjesëmarrje ne organizate kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, vepra që parashikojnë dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.

Lexo me shume