Balla nga Fieri: Edhe pse vit lufte, eksportet janë rritur me 47 mijë ton

Kryeministri Edi Rama dhe Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Fierit Taulant Balla zhvilluan sot një takimin me fermerët në Kafaraj.

 

Në fjalën e tij Balla tha se në tetë vitet e fundit kemi shkruar një histori të re në bujqësinë e vendit.

 

“Nëse para 8 viteve Shqipëria nuk e kishte ende të shkruar emrin në prodhimin dhe eksportin e luleshtrydhes, sot jemi në fakt një prej prodhuesve kryesorë duke konkuruar fermerët e Greqisë dhe sot mund të them me krenari që sot nga 0 metër katror të kultivuar me luleshtrydhe para 8 vitesh sot kemi 160 hektarë. 8000 ton luleshtrydhe prodhohen vetëm në këtë zonë, në Kafaraj, ku pjesa më e madhe shkon për eksport. Ne duhet të bëhemi faktor në treg me produkte të caktuara”, tha Balla.

 

Sipas Ballës ky vit edhe pse ka qenë një vit lufte, për bujqësinë ka qenë shumë i mbarë.

 

“Kemi arritur të rrisim eksportet përtej çdo pritshmërie ne 47 mijë ton gjatë 8 mujorit të parë. Diferenca me 8 mujorin e parë të 2021 është 55 mln euro, pra jemi rritur këtë 8 mujor me 55 mln. Unë jam këtu per t’ju rishprehur mbështetjen e qeverisë sepse kjo është një kohë e vështirë. Jemi në nje nga momentet më të vështira që nga Lufta e Dyte Botërore. Nëse në Ukraineë luftohet me tanke e avjonë tek ne këto janë kthyer tek inflacioni i luftes, i cili ka goditur çdo familje shqiptare. Luftrat fitohen nëse jemi të bashkuar. Ky tur i Kryeministrit në çdo qytet është një apel që ne duhet të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë. Ne do vazhdojmë të mbëstesim bujqësinë. Janë 700.000 litra naftë falas të shpërndara në Fier në këto 9 muaj dhe ndërkohë po vijohet të shpërndahet. Ne kemi dhënë vitet e fundit mbështetje të drejtpërdrejtë në bujqesi dhe do vinojme t’i mbështesim.

 

Në këtë kohë lufte çdo familje shqiptare do të ndihmohet edhe përmes subvencionimit të e energjisë elektrike.

Sot çdo familje në faturën e energjisë paguan 15-20% ndërsa pjesën tjetër e paguan qeveria shqiptare që nga 24 shkurti me fillimin e luftës. Kjo pasi ne jemi të bashkuar dhe jo të ndarë”, deklaroi Balla.

Lexo me shume