Balla takon homologun e tij italian: Gjatë sezonit veror policia shqiptare do mbështet nga ajo italiane_664382aaca50f.jpeg

Balla takon homologun e tij italian: Gjatë sezonit veror policia shqiptare do mbështet nga ajo italiane

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar me homolgun e tij italian, Matteo Piantedosi. Përmes një njoftimi për mediat, Balla thotë se Piantedosi ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe Policinë e Shtetit për humbjen e jetës së efektivit të Shqiponjave në Fier.Më tej, ministri Balla ka thënë se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit italian, Guardia di Finanza dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Gjatë sezonit turistik, Balla ka deklaruar se Shqipëria do të mbështetet me forca policore dhe mjete motorike lundruese të policisë italiane, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe detare të pushuesve.
“Takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit për humbjen e jetës së efektivit të shqiponjave në Fier.
Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit italian, Guardia di Finanza dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi në veprim 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe ato sintetike, krimin kibernetik, financiar etj.Jemi të angazhuar në operacione të përbashkëta edhe në kuadër të Interpol dhe Europol. Gjatë sezonit turistik do të mbështetemi me forca policore dhe mjete motorike lundruese të policisë italiane, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe detare të pushuesve”, thotë Balla.

Burimi