Banka qendrore e Maqedonisë së Veriut rrit normën bazë në 4.25%_663a02293f211.jpeg

Banka qendrore e Maqedonisë së Veriut rrit normën bazë në 4.25%

Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të rrisë normën e saj bazë me 0,75% pikë përqindje (pp), duke e çuar në 4.25%, pas një rritje me 0.5 pikë përqindje muajin e kaluar.
Banka qendrore vendosi gjithashtu të rrisë normën e interesit për depozitat njëditore me 0.75 pikë përqindje në 1.7% dhe normën e depozitave shtatëditore gjithashtu me 0.75 në 1.75%, thuhet në deklaratën për shtyp.
Për marrjen e këtij vendimi banka qendrore ka marrë parasysh normën në rritje të vazhdueshme të inflacionit.
Sipas të dhënave më të fundit, inflacioni arriti në 19.8% nga viti në vit në tetor dhe norma mesatare e inflacionit për periudhën janar-tetor 2022 ishte 13.2%, tha banka qendrore.
Faktori kryesor për rritjen e normës së inflacionit ishte rritja e çmimeve të importit të ushqimeve dhe energjisë.
Banka qendrore vendosi gjithashtu të ofrojë 10 miliardë dinarë (162,2 milionë euro) bono të bankës qendrore në një ankand të së mërkurës, të pandryshuara në krahasim me shumën e ofruar në ankandin e kaluar më 12 tetor.
Që nga fillimi i vitit 2022, banka qendrore e ka rritur normën bazë gjashtë herë – në prill, maj, qershor, korrik, shtator dhe tetor./ Seenews

Burimi