Banorët e Rubikut dalin në protestë në Rrugën e Kombit: Po na izoloni

Këtë të dielë, banorët e Rubikut po mbajnë një protestë pas bllokimit të hyrjes në anën lindore të qytetit. Ata janë mbledhur në Rrugën e Kombit.

“Ka qenë e gabuar! Ke shkolla ke çerdhe, dhe ne na duhet të bëjmë 5 km për të dalë te shtëpia. Unë të bëj 5 km të bie nëpër qytet që të shkoj në shtëpinë time, nuk bëhet. Vendimin e ka marrë ai përgjegjësi i autostradës. Kemi dalë në grevë për të hapur hyrjen!”, tha një prej protestuesve.

Ata e konsiderojnë izolim këtë veprim. Protestës së banorëve i është bashkuar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli.

Lexo me shume