Basha fajëson edhe analistët për djegien e mandateve: Krijuan një ortek psikologjik pro këtij akti_664278424d63d.jpeg

Basha fajëson edhe analistët për djegien e mandateve: Krijuan një ortek psikologjik pro këtij akti

Lulzim Basha u shpreh se për djegien e mandateve nëvitin 2019 u krijua një ortek psikologjik edhe nga opinionistë dhe analistë.
“Rrethanat që çuan në këtë vendim janë komplekse. Është e lehtë që t’i vesh faturën kujtdo, edhe Sali Berishës. U krijua një ortek psikologjik edhe nga opinionistë dhe analistë, të cilët krijuan një gjendje pro djegies së mandateve, por deri në kufijtë e tradhtisë nëse nuk e bëja. U krijua një gjendje e tillë, sigurisht edhe me persona emblematikë që bënin thirrje haptazi për këtë akt më ekstrem”, tha Basha në emisionin “Drejt” në Ora News.
“Rregulli i politikës klasike është se nuk e thua fjalën e fundit të parën, sepse kjo në vetvete limiton opsionet e veprimet politik. Djegia e mandateve u fut në tetor të vitit 2017, menjëherë pas zgjedhjeve, dhe u krijua një damar paralel me PD-në i lundruar nga analiste dhe njerëz me interesa ekonomike të gjithanshme”, shtoi ai.

Burimi