Bashkë me Metën në zgjedhjet vendore, Berisha: Marrëveshje historike! Fitore e sigurt e opozitës

Sali Berisha e ka quajtur marrëveshje historike, paktin e nënshkruar pak më parë me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, që dy liderët të bashkojnë forcat për zgjedhjet e 14 majit.

“Moment historik në zhvillimin politik të Shqipërisë. Ky moment shënon marrëveshjen për betejën dhe fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe në Shqipëri. Ky moment çel rrugën për tu dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e para që ata meritojnë, që pasurojnë vlerat e tyre dhe njësoj për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të tjera, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitoz të qytetarëve. Për t’i dhënë Tiranës një parlament të fuqishëm të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar. Për të arkivuar në plehrat e Sharrës figurën që ka drejtuar Tiranën, Erion Veli. Në çdo vend dhe shtet ligjor, në çdo ligj i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale me vjedhjet e tij monstruoze mashtrimet që ju ka bërë qytetarëve të Tiranës. Qytetarët e Tiranës do të flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt. Nuk mund të lë pa thënë dy fjalë për parlamentin inegzistent të Tiranës që drejtohej nga zonjë që po të kishte një mbiemër të dytë mund ta quanit zonja Hije. Për qytetarët ajo nuk ekziston, sikur është binjake me hijen. Të marrë fund autokracia. Kjo është e vërteta e primareve. Me metën, PD do të mbështesë nismën e referendumeve. Shpreh kënaqësinë e për marrëveshje që do shënojë fundin e regjimit autoritar të Erion Velisë“- tha Berisha në konferencën e përbashkët me Metën.
Pak më parë, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë firmosur sot marrëveshjen elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në marrëveshjen me 6 pika, dy aleatët tashmë në opozitë dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson sipas tyre, vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

Në marrëveshjen e firmosur, palët dakordësohen që konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, ndërsa Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

Top ChannelLexo me shume