Bashkia e Tiranës nis punën për vendosjen e sinjaleve zanore tek semaforët për t’i ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për vendosjen e sinjaleve zanore për rritjen e standardit të aksesueshmërisë në shërbim të komunitetit “PAK”. Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës u kujdes për aktivizimin e pajisjeve në ndihmë të “Personave me Aftësi të Kufizuara” duke jua lehtësuar kalimin pranë vijave të bardha gjatë kohës së semaforit me dritë jeshile.

 

Bashkia e Tiranës ka miratuar dhe planin Social të Aftësisë së Kufizuar 2022 – 2024, qëllimi i të cilit është të vazhdojë promovimin dhe mbështetjen e gjithëpërfshirjes të personave me aftësi të kufizuara në jetën social-ekonomike duke patur në vëmendje të vazhdueshme përmbushjen e detyrimeve të KDPAK përmes masave specifike.

 

Plani Lokal Social për Personat me Aftësi të Kufizuar ka si qëllim, së pari, të realizojë aksesueshmërinë në mjedise, shërbime, transport dhe informacion për të gjithë kategoritë e personave me aftësi të kufizuara. Qëllim të cilin synon ta realizojë, nëpërmjet përmirësimit të nivelit dhe cilësisë së zbatimit të aksesueshmërisë në mjedise, transport, informacion dhe komunikim, në Bashkinë Tiranë dhe reduktimi i barrierave ekzistuese në mjedise, për të gjitha grupet e aftësisë së kufizuar.

 

Gjithashtu ky plan parashikon dhe garantimin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në jetën publike.

Lexo me shume