Bashkia e Tiranës sulmohet sërish me molotov

Është përshkallëzuar situata në protestën përpara Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov përpara godinës së Bashkisë.
Kjo nuk është hera e parë që hidhen molotov dhe shashka përpara Bashkisë. Edhe më herët, demonstruesit kanë hedhur tymuese dhe shashka në dyert e bashkisë.
Kujtojmë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por edhe Rithemelimi prej disa kohësh kanë nisur protestat përpara Bashkisë së kryeqytetit.
Protestat erdhën, pas skandalit të dosjes së korrupsionit 5D.

Burimi