Baste sportive në lokal, vihen në pranga tre persona në Tiranë

Tre persona janë vënë në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Eduart Abedini, 34 vjeç, Amarildo Xhepi, 28 vjeç dhe Elis Xhemali, 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve nga policia, ata u kapën në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top ChannelLexo me shume