BE, 1 mld euro për krizën energjetike në Ballkan

Presidentja e KE-së viziton më 27 Tetor Tiranën

Bashkimi Europian do të akordojë rreth 1 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim përballimin e krizës energjetike dhe shkëputjen nga varësia e gazit rus.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhej gjatë takimi që pati me minsitrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Planin e masave do ta prezantojë vete presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Lajen në vizitën që pritet të zhvillojë javën e ardhshme në rajonin e Ballkanit, teksa më 27 tetor do të vizitojë edhe Tiranën.

Disa ditë më parë, Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhej gjatë diskutimit të buxhetit të Komisionit Europian para europarlamentarëve tha se është rritur me 60 për qind fondi për vendet e Ballkanit Perendimor.

Veç ndihmës për luftën kundër emigracionit ilegal, një pjesë e fondit shtesë do të shkojë edhe për krizën energjetike.

Të gjitha vendet e Ballkanit kanë kërkuar nga Brukseli që krizën energjetekie të mos e trajtojë si një krizë vetëm të BE-së por si një krizë europiane, duke përfshirë edhe vendet e tjera që aspirojnë të bëhen pjesë e unionit.

Një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj Bashkimit Europian e ka patur edhe kryeministri Edi Rama, i cili në vijëmsi i ka kërkuar udhëheqësve të Unionit që të mos lënë në harresë Ballkanin si në luftën kundër pandemisë së Covid, por të përfshijnë shtetet e rajonit në mbrojtjen dhe përballimin nga kriza energjetike.

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar edhe një letër presidentes Von Der Lajen, ku i kërkonte zyrtarisht komisionit ndihmë për përballimin e situatës së krijuar.

Tv Klan

Lexo me shume