BE, 80 mln euro Shqipërisë/ Ndihmë për energjinë, Rama: Taksë të jashtëzakonshme tre HEC

Nga Tirana presidentja e Bashkimit Eropian Ursula von der Leyen tregoi se edhe Shqipëria është përfituese e një pakete mbështetëse financiare të BE në përballimin e krizës energjitike.

“Ne kemi vendosur që të jemi unitarë dhe solidarë. Pra, ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Më pas do të ketë mbështetje për sistemin e energjisë. Këtu po flasim 500 mln euro në grante për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetike”, tha Ukrsula von der Leyen.
“80 milion euro nuk janë pak janë një shifër e konsiderueshme. Janë 1/6 e shpenzimit deri në fund të vitit 460 milion euro. Një shumë marramendëse për buxhetin tonë por ka ndihmuar për inflacionin. Shqipëria sot ka inflacionin më të ulët në rajon. Kjo se kemi një mbrojë për energjinë. Sikur të preknin çmimin e energjisë kjo do të reflektonte në çmimet e produkteve të tjera”, u shpreh Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama saktësoi te taksa e jashtëzakonshme do të aplikohet vetëm për tre prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në vend dhe jo hecet.
Gjatë qëndrimit disa orësh në Tiranë zonja Ursula von der Leyen u prit edhe nga presidenti republikës Bajram Begaj.
 
 

Top ChannelLexo me shume