“BE nuk ishte pranë nesh”/ Rama: Pa Erdoganin s’do të kishim vaksina

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish BE-në për shpërfilljen e Shqipërisë në fillim të pandemisë së Covid-19. Kryqeveritari ka deklaruar se nëse nuk do ishte për Erdoganin, Shqipëria nuk do kishte marrë vaksinat antiCovid. Të njëjtën gjë Rama e pohoi dhe për Serbinë, Kinën dhe Rusinë.

Në fjalën e tij në panelin e Kongresit të Socialistëve dhe Demokratëve në Berlin, kreu i qeverisë i tërhoqi veshin BE-së, duke thënë se uron që mos të ndodhë e njëjta gjë me emergjencën energjitike. Ai tha se uron që Shqipëria mos të lihet mënjanë në menaxhimin e krizës energjitike.

“Vij nga një shtet që nuk është në BE, por në Europë. Në fazën e parë të dhënies së vaksinave ne u lamë mënjanë. Na u desh që të rrinim të shikonim. Na u desh të vraponim për të gjetur vaksinat. Po të mos kishte qenë Turqia dhe  Erdogan ne s’do kishim vaksinuar askënd për një farë kohë. Ky ishte një moment i vështire. Unioni Europian nuk ishte për ne. Tani jemi këtu me krizën energjitike, uroj mos të ndodhë e njëjta gjë. Mos të lihemi mënjanë, ne shqiptarët jemi njerëz besnikë. Ishim të fundit që tradhtuam sovjetikët, perandorinë osmane do të jemi të fundit që do të tradhtojmë BE-në nëse shkatërrohet. Por mos na merrni të mirëqenë. Kur shohim të rinjtë tanë të largoheni sepse nuk kemi aksesin në arsim të lartë njësoj si BE-ja. Nuk më duket e drejtë që të rinjtë të lihen jashtë sistemit të BE-së të arsimit dhe të largohen“, tha Rama.

Lexo me shume