Befason rekordmenia trofeve Grand Slam: Nuk jam tërhequr nga tenisi!

Tenistja amerikane, Serena Williams, nuk është tërhequr nga sporti i tenisit.  Në një event në San Francisco, ku ajo promovonte kompaninë e saj “Serena Ventures”, ajo deklaroi se shanset për t’u rikthyer janë të mëdha. 41-vjeçarja u tërhoq nga sporti i luajtur pas përfundimit të turneut të fundit të US Open, por tani ka bërë kthesën e madhe.

“Nuk jam tërhequr, shanset që unë të rikthehem janë shumë të mëdha. Vazhdoj ta mendoj akoma rikthimin. Ende nuk e kam menduar vërtet daljen në pension. Nëse vini në shtëpinë time, ju do të shihni se kam një fushë ku stërvitem çdo ditë. Akoma nuk e kam menduar tërheqjen. Para pak ditësh, u zgjova në mëngjes dhe për herë të parë në jetën time u ndjeva çuditshëm, ngaqë nuk do të luaj në një kompeticion. Ishte si dita e parë e pjesës tjetër të jetës sime dhe po e shijoj, por ende po përpiqem ta gjej atë ekuilibër”.

41-vjeçarja ka një karrierë të lavdishme, ku mund të veçohen katër medaljet olimpike, 23 tituj Grand Slam (më shumë se kushdo) dhe rekorde të shumta. Vendimin për t’u tërhequr Serena e mori pas disfatës që pësoi në turneun e US Open ndaj Ajla Tomljanovic. Ajo mbajti një fjalim mallëngjyes përpara publikut të saj amerikan, ku falënderoi mbështetësit, prindërit dhe sigurisht motrën, Venus. Gjatë fjalimit, ajo deklaroi se nuk e mendon rikthimin, por momenti ka ardhur sërish, për ta parë edhe një herë në fushën e lojës legjendën e tenisit.

 

 

 

Lexo me shume