Belind Këlliçi zbulon bisedimet me Metën: Do na i lërë neve gjithë kandidatët, ai kërkon vetëm këshillat bashkiakë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka thënë mbrëmë se PD mund t’i propozojë e vetme kandidatët për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në zgjedhjet lokale të pranverës 2023.

I ftuar në Ora News, ai ka zbardhur “bisedimet” që po zhvillohen mes përfaqësuesve të selisë blu dhe atyre të Partisë së Lirisë. Belind Këlliçi është shprehur se Meta ka kërkuar të ketë këshillat bashkiakë, kurse demokratët do të kenë kandidatët.

“Të gjitha partitë politike në koalicion do të matin peshën e tyre. Partia më e madhe që është Partia e Lirisë thonë se nuk e kanë problem që gjithë hapësirën e kandidatëve t’ia lënë PD-së dhe betejën e tyre ta fokusojnë te këshillat bashkiakë, si parlamente lokale. Kjo do të thotë se kandidatët rrjedhin të gjithë nga PD-ja. Mund të vijë një forcë tjetër, që në një qytet të caktuar mund të ketë një figurë të shkëlqyer dhe prandaj do të futet në primare dhe të vijnë të votojnë”, u shpreh deputeti i PD.

Lexo me shume