Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Deputeti Belind Këlliçi ka njoftuar sot, se do të kandidojë për zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023-shit për Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi tha se, ka vendosur të kandidojë në primaret e Partisë Demokratike.

“Kam vendosur të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike. Ky vendim u arrit për disa arsye: së pari Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Besoj se Bashkia është shfrytëzuar nga Veliaj për pasurim të jashtëligjshëm. Veliaj e ka shfrytëzuar detyrën për të blerë mbështetje politike brenda PS-së. Tirana mund të rregullohet edhe pa vjedhur. Ky është një model që politikanët duhet të ndërgjegjësohen. Tirana bëhet çdo ditë e më shumë e pajetueshme. Në 8 vite Tirana humbi trashëgiminë e saj historike qindra vjeçare”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Lexo me shume