“Benitez ishte një burracak, e urreja”: sulm i egër kundër teknikut nga ish-mbrojtësi i Liverpool_66436dcd5cae0.png

“Benitez ishte një burracak, e urreja”: sulm i egër kundër teknikut nga ish-mbrojtësi i Liverpool

Sulm i ashpër, shumë i ashpër i Stephen Warnock, ish-mbrojtësi i Liverpool, ndaj Rafa Benitez, tekniku i Reds mes viteve 2004 dhe 2010. Në këtë rast, anglezi i lindur në vitin ’81 zbuloi një prapaskenë që shkatërroi pothuajse përfundimisht marrëdhënien e tij me trajnerin spanjoll.
WARNOCK: “BENITEZ, MENAXHIM KATASTROFIK”
“Benitez nuk arrinte të menaxhonte lojtarët – tha Warnock për podkastin Under the Cosh -. Taktikisht ishte i shkëlqyer, por menaxhimi i tij ishte katastrofik. Ai nuk e ka idenë se si të flasë me njerëzit, dhe mënyra se si u trajtova është provë e kësaj”.
FINALJA E STAMBOLLIT
Prapaskena lidhet me finalen e Champions League 2005, luajtur më 25 maj në Stamboll (e fituar nga Liverpool me penallti kundër Milan, pas barazimit 3-3 pas 120 minutash lojë): “Ne u stërvitëm për dy javë në prag të finales. Dy ditë para morëm listën me 18 lojtarë të grumbulluar, pra 11 titullarë dhe 7 rezervë. Emri im ishte në listë, që do të thoshte se do të luaja ose më së shumti do të isha në pankinë. Kështu vrapova për të telefonuar familjen time për t’u thënë të rezervonin biletat e avionit”.
“BENITEZ ISHTE NJË BURRACAK”
“Pastaj, ndërsa isha në shtëpi duke përgatitur gjërat e fundit për udhëtimin, erdhi një telefonatë. Ishte Pako Ayestaran, zëvendësi i Benitez. Ai që më tha se ishte bërë një gabim dhe se në realitet nuk isha ndër lojtarët e grumbulluar. Në atë moment mendova: ‘Çfarë burracaku, nuk pati guximin të më telefononte’. Kur u kthyem nga Stambolli më tha se do të fliste me mua disa ditë më vonë, por nuk kërkoi kurrë ndjesë. Për më tepër, humba edhe bonusin e finales, në rast fitoreje, arrinte në 200,000 paund (rreth 233,000 euro), një shumë e madhe për mua. Gerrard më tha se do ti merrja lekët e mia por nuk i kam parë akoma. U rrita duke mbështetur Liverpool dhe isha shumë i lumtur për djemtë, por e urreja Rafa Benitez, isha vërtet i zemëruar me të”.

Burimi