Bëri ndeshjen e jetës, Man.Utd ofertë për lojtarin e Omonia-s

Një pritje është fat, dy janë rastësi…por 12 janë aftësi.

Francis Uzoho, njeriu “magnet” i Omonia-s, portieri i cili bëri 12 pritje në ndeshjen e javës së katërt në “Old Trafford” ka rënë në radarin e Manchester United.

Anglezët janë mahnitur nga aftësitë e portierit nigerian dhe sipas burimeve pranë klubit, United ka kontaktuar menjëherë drejtuesit qipriot.

Jo vetëm kaq, pasi United u ka propozuar atyre rreth 2 milionë euro për shërbimet e portierit që me Omonia-n ka kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe përpara mbrëmjes së të enjtes kishte një vlerë rreth 500 mijë euro.

Tani mbetet për t’u parë nëse anglezët do t’i japin kuptim mbrëmjes dhe formës që tregoi 23-vjeçari për të kthyer në realitet “ndeshjen e jetës”.

Lexo me shume