Berisha: Demokratët më shohin si shpëtimtar

Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se i ka kërkuar ish kryetarit të PD Lulzim Basha që të jepte dorëheqjen.

I ftuar në “Open” në News24 ai u shpreh se nuk kishte ndërmend të rikthehej në PD por se nuk mund të linte një njeri që udhëhoqi demokratët nga humbja në humbje të drejtonte partinë.

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar edhe deklaratat e përfaqësuesit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar për të.

Berisha i bëri thirrje kongresit amerikan të ndërmarrë një hetim të plotë, të gjithanshëm për këtë çështje, për të bërë transparencë se si është dhunuar ligji i kongresit amerikan dhe gjithashtu ftoi të gjithë shqiptaro-amerikanët që në zgjedhjet e nëntorit të mos japin asnjë votë për kandidatë e mbështetur nga George Soros.

Arjon Sulo: Që keni qenë mbështetësi i Bashës nuk ka njeri që se di. A ka kjo kosto në zgjedhje? E mbanit Bashën edhe pse humbte zgjedhjen. Mjaftoi shpallja non grata dhe me vetëm Foltoren e 10 takime e nxorët jashtë loje.

Berisha: Në 2017 i kërkova të japë dorëheqjen se humbja është më poshtëruesja që PD ka përjetuar.

Nuk kisha në dorë se duhet të kthehesha. Nuk doja të kthehesha nuk mund të bëhesha aventurier. Nuk kisha ndërmend të garoja.

Rakipllari: Nuk e bëtë as pas 25 prillit.

Berisha: Po por i kam thënë gazetarëve se jam disponibël për cdo funksion në PD. Nuk pranoja kurrë që personi që na kaloi nga humbja të humbje të ishte në krye të PD. më shumë mendoja Grupin Parlamentar.

Në 2021 Basha nuk thirri protesta që është gabimi më fatal i tij. në vend të merrej me grumbullim u mor me zgjedhjet në parti, të rrëzueshme e jo të përdëritshme. Të dëmtueshme siç ndodhi në 2001. Kishte marrëveshje me Ramën dhe e fali. Po të isha kryetari mblidhja qindra fakte për rolin e bandave, patronazhistëve, blerjeve. Komisioni i OSBE bëni raport paraprak të shkëlqyer për opozitën. U ula me Bashën e i thashë…

Demokratët e shohin si shpëtimtar Berishën, jo mua por PD e rithemeluar e shohin shpëtim se ose do shuhej ose do riformohej.

Lexo me shume