Berisha: Fjala e Ramës në KiE ishte skandal

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha fjala e kryeministrit Rama në Këshillin e Europës ishte skandal.

“Më thoni ju mua. Ishte sot në Këshillin e Europës dhe në Këshill mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha: “Ne jemi asamble parlamentare. Nuk jemi prokurori këtu. Prandaj tha pse ke frikë ti nga hetimi.

Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës. Por ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën. Por gjykata nuk bllokohet.

Dhe tani sot, përsëri bëri skandal në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet.

Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova. Pra, kudo që udhëton, udhëton si një antishqiptar i mirëfilltë” – tha Berisha gjatë një takimi në Vaun e Dejës.

“Edi Rama në rrafshin kombëtar është një antishqiptar. Në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën në aspekte ç’njerëzore, kurse ai kishte nacional-komunizëm, ndërsa Edi Rama është shndërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit por edhe të atyre që u shërbejnë për pushtet dhe njëri prej tyre është presidenti i Turqisë, Erdogan” – e mbylli Berisha. ©LAPSI.al

Lexo me shume