Berisha: Kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë

Sali Berisha ka komentuar thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deklaratën e këtij të fundit, duke i qujatur ‘kolegë’ hetuesit e BKH-së.
Gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha u shpreh se ‘kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektor i drejtësisë’.
Berisha: Miqtë e mi, kur qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbarë kombit, pa se si u ngritën në ajër si luanë barrikadat që mbronin horrin.
Keni marrë, keni merituar bekimin e mbarë shqiptarëve.
Urimin e zemrës së mbarë shqiptarëve.
Mosbindja juaj civile, revolta juaj ishte një kryevepër në llojin e vet.
Një kryevepër e njerëzve që mbrojnë kauza të drejta.
Është fatlum ai apo ajo që i kushton veten një kauze të drejtë.
Dhe ju e patë se çfarë fuqie kishte kauza jonë sot.
Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës.
Ju e patë mirë shpërfytyrimin e tij.
Të dashur miq, kam një lajm të mirë për ju dhe për shqiptarët.
Duke evokuar protestat e 30 viteve më parë, lajmi i mirë është ky: ju garantoj se këta qeveritarë të sotëm, të kalbur dhe krimbur në krime dhe drogë, kanë humbur çdo sens realiteti më keq se sa nomenklatura komuniste e vitit 1991.
Ju u keni kallur datën, po i lebetitni, po i lemerisni me qëndresën tuaj.
Diktaturës i keni dhënë sot goditjen më të rëndë.
I keni dhënë sot lebetinë dhe tmerrin më të madh.
Miqtë e mi, por sot ishte edhe një ditë siç u thashë, që dëshmoi kalbësirën e plotë dhe totale të narkoshtetit, të narkodrejtësisë, të narkobashkisë.
Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë.
Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë.
E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.
Ky kryehajdut i bashkisë.
Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët.
Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta.
Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit.
Edhe kjo është një pjesë e qenësishme e fitores tuaj sot.
Sepse sot, prapë ju hapët sytë edhe shqiptarëve më skeptikë se kush është Erion Veliaj dhe ç’është Skapi i partisë.

Burimi