Berisha: Protestat po ziejnë në të gjithë vendin, të gjithë kërkojnë largimin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e përjavshëm me gazetarët ka deklaruar se sot protesta zien në shtëpinë dhe shpirtin e çdo shqiptari.

Sipas tij gjendja është katastrofale dhe shqiptarët janë të bindur se protestat janë e vetmja rrugë për largimin e Edi Ramës dhe korrupsionit të tij qeverirtar.

Bizneset e vogla të cilat presin në ankth të madh të madh të nesërmen për shkak të lukunisë së taksidarëve. Po zien në çdo familje shqiptare për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Zien tek çdo i ri që sheh tek Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërvrasës, po zien tek çdo pensionist që qan me lotët e mjerimit pasi nuk siguron dot kafshatën me pensionin e tij. Po zien tek qindra mijëra rrogëtarë në këtë vend, të cilët me pagën mizerabël që marrin nuk përballojë dot as gjysmën e muajit. Mijëra policë dhe ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen. 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Çuçi i familjes fsheh realitetin. Gjysma e ushtarëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës. Gjendja është alarmante, siguria është në shkallën më të ulët. Uria, dhuna, skamja po detyrojnë shqiptarët të braktisin mashizvisht vendin e tyre. Shqiptarët kanë bindjen e thellë se vetëm protestat e fuqishme për largimin e këtij njeriu që urren të rinjtë dhe qytetarët është zgjidhja më emergjente. Rama ka humbur çdo lloj lidhjeje dhe ndjeshmërie me këtë vend”, tha Berisha.

Ndërkohë kreu i PD-së deklaroi gjithashtu se kryeministri Edi Rama si asnjë kryeministër në Europë apo botë ka bërë 137 udhëtime luksi me taksat e shqiptarëve, dy herë më shumë se ish-Presidenti i SHBA-ve Xhorxh W Bush.

Më lejoni tu informoj për statistikën e fundit që tejkalon çdo imagjinatë, ai si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe botës i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion-taksi në 8 vite në mandatin e tij presidenti i SHBA-ve Xhorxh W Bush ka udhëtuar me “Air Force One” 74 herë, gjysmën e Ramës dhe ka vizituar 43 vende. Por “Air Force One” nuk është përdorur kurrë për pushime, udhëtime boshe”, deklaroi Berisha.

/Abcnews.al/

Lexo me shume