Berisha publikoi foton e Learit në spital me pranga dhe serum, mjekët e “Traumës” vihen nën hetim

Kreu i PD-së Sali Berisha ka postuar mbrëmjen e djeshme një foto nga spitali i Trumës, ku shfaqet Lear Kurti i shtrirë në shtrat dhe duke marrë serum.

I riu që humbi jetën pak ditë më parë në duart e policisë në foto shihet me pranga në duar dhe i mavijosur teksa merrte serumin.

Pas publikimit të kësaj fotoje, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për mjekët e spitalit të Traumës.

Burime për Abc bëjnë me dije se hetimi ka nisur për faktin se më herët, spitali i Traumës zyrtarisht tha se i riu mbërriti i pa jete.

Kujtojmë se ditën e sotme, nëna e Learit, Fatmira Mustafaj, ka dhënë një intervistë ku është shprehur se djalin ia kishin dhunuar policët dhe se në trup kishte shenja.

Ndërkohë, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja ka ardhur si pasojë e mbidozës pasi kishte gëlltitur një qese me kokainë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë./Abcnews.al.

 

 

Lexo me shume